Guida turistike e plazhit te mrekullueshem te Velipojes, Shkoder, Albania         
Kompleks rezidencial     Kokaj CENTER
Shitet Hotel ne Velipoje
Nėnstacioni i ri, Velipoja drita pa ndėrprerje - Gazeta Shqiptare PDF Printoni E-mail

Zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike për plazhin e Velipojës. Kjo po bëhet e mundur në sajë të instalimit të një transformatori 20 megavat (është në përfundim e sipër) në nënstacionin Shkodra 2. Me vendosjen e tij, OSSH (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes) premton se do ketë 24 orë furnizim me drita për zonën e Velipojës gjatë gjithë sezonit turistik. Me ndryshimin e transformatorëve nga 10 megavat në 20 megavat, e gjithë zona e Nënshkodrës që përfshin 3 komuna: Velipojën, Dajç-Bregu i Bunës; Ana e Malit dhe fshati Trush i Komunës së Bërdicës nuk do të kenë më probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike, të paktën gjatë sezonit turistik. Gjatë vitit të kaluar, në këto komuna ka qenë shumë problem ngarkesa në rrjetin e energjisë, e cila çonte në ndërprerje të furnizimit të banorëve me drita. Për të zgjidhur këtë problem është dhënë një fond prej 12 milionë lekësh. Aktualisht, ky investim është drejt përfundimit dhe është përqendruar në riparimin e linjës. Nëndrejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Xhovani Roveli pohon se deri në fillim të sezonit do kryejnë të gjitha punimet dhe pushuesit, gjatë sezonit turistik do kenë një furnizim pa ndërprerje me energji elektrike për 24 orë. Në nënstacionin e Velipojës do ndryshohen edhe dy transformatorët ekzistues 1.8 megavat, me një të ri prej 5.2 megavatësh, i cili i bashkohet edhe një tjetri 3.8 megavat. Këto investime do të jenë më se të mjaftueshme për furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje për zonën turistike.

Gazeta Shqiptare / 14 Maj 2008 

 
< I mėparshmi
Ju lutemi, nese kontaktoni me HOTELET njoftojini ato se burimi i informacionit eshte VelipojaGuide.Com . Ju faleminderit!
Hotel Laguna Beach Hotel VILUNI

 Hotel Argenti 

Hotel LONDON

 Hotel Center PARK

 Hotel ADRIATIK 

 Hotel JAKAJ

Hotel "DELFINET"

Hotel Laguna

Statistika

Vizitorė: 82101

Kerko ne guide

Rendit sipas:-
Bar Restorant Piceri Laguna e Vilunit
 
Shtepia e miqve VELLEZRIT RAMA
 
Hotel TEMALI
Hotel BELAVISTA
 
Hotel SELITA
 
Hotel ADI

www.velipojaguide.com
VelipojaGuide.Com - Guida e plazhit te Velipojes - Velipoja - Albania