|
Duket se asgje nuk do te ndryshoje ne Velipojen e sivjetshme. Vetem nje pjesez rruge e asfaltuar dhe pak godina te reja ne ndertim e siper. Keto jane te vetmet gjera te reja qe duket se do t'i njihen plazhit, qe zyrtarisht nuk ka bere startimin e sezonit turistik. Edhe kete vit, plazhi, qe mbledh rreth 140 mije pushues, do te jete pa kanalizime te ujerave te zeza e te bardha dhe me ujesjellesin ende te paperfunduar.
Rera ne afersi te bregut perreth 2 km eshte pastruar, por ne brendesi te Velipojes dhe ne ngushticat e saj rrugore, papastertite jane te shumta. Ne fakt, sezoni ka nje ndryshim, sepse ka nje rruge gjatesore te ndertuar, por asgje me teper edhe akoma me keq se shetitorja e premtuar ne qender si nje investim i madh dhe ne perfitim te komunitetit nuk eshte me hapin e duhur dhe akoma do shume pune per te perfunduar.
Hotelet
Ne Velipoje ka rreth 120 hotele. Ne fakt asnje nga keta hotele nuk eshte perfshire ne sistemin e vleresimit me yje. Cmimet jane nga 10-28 euro per person, si dhe 20-82 euro per dhome. Disa nga keto hotele kane te pershire ne cmim edhe ushqimin ne tre ose me pak vakte. Vetem pak prej tyre ofrojne telefon ne dhome. Shume prej tyre kane lulishte e parking per klientet e tyre. Disa prej tyre kane edhe sherbimin e barit dhe restorantit. Ne Velipoje ka te pakten 20 plazhe private qe ofrojne mundesi akomodimi ne cadra e shezlonge kundrejt pageses prej 300 leke per nje cader e 2 shezlonge. Ne plazh ka edhe 2 rreshqitese me uje, qe te kujton mjediset e nje akuaparku. Shume zbavitese per femijet. Koshat e mbeturinave jane te perhapur. Ka edhe banja e dushe publike qe ofrohen kundrejt nje pagese prej disa dhjetera lekesh.
Ne plazh ka dyqane me ushqim te shpejte e vende ku mund te blihen pije te ndryshme freskuese. Disa nga lokalet sherbejne edhe si klube nate te pershtatshme per pushuesit e rinj. Ato sherbejne deri ne oret e vona te nates.
CMIMET
Cmimet e pijeve dhe e ushqimit te shpejte nuk jane me te larta se mesatarja e tyre ne qytete. Nuk ka lista cmimesh te publikuara per te parandaluar mashtrimin e turisteve. Ne pergjithesi dhomat qe ofrohen kane kushte te favorshme. Nje numer fiks prej 4 shtreterish, nje tryeze me kater karrige dhe nje kuzhine te kompletuar edhe me ene ne disa raste. Po keshtu edhe banjat jane brenda kushteve te normalitetit. Dhoma te tilla kushtojne nga 35 deri ne 65 mije leke, sidomos ne periudhen 15 korrik deri me 15 gusht. Ndersa cmimet jane me te uleta ne periudhen tjeter. Po ka dhe dhoma me kushte me te pakta qe kane cmime te cilat variojne nga 20 mije deri ne 25 mije leke. Ne pergjithesi, ne keto raste duhet te marresh cdo gje me vete, nga luga deri te krevati, pasi pronaret te ofrojne vetem kater muret. Nga ana tjeter, ne periudhen e pikut te veres, cmimet e ushqimeve ne Velipoje jane deri ne 2 here me te larta se ne Shkoder.
Sherbimi shendetesor 24 ore
Velipoja ka disa qendra ambulatore dhe te sherbimit te shpejte, ku mund te merret ndihma dhe ku njerezit mund te vizitohen normalisht. Ne fakt duhet thene se kjo gje pavaresisht se me nje shperndarje jo fort adeguate ne 5 km e reres dhe territorit 2 km ne thellesi, e kryen punen per te cilen eshte vendosur me sherbimin 24 oresh. Po keshtu eshte edhe nje qender e organizuar per kete qellim edhe nga "Maltezer", e cila jep ndihmen e saj edhe me autoambulancen ne dispozicion.
AKOMODIMI
Pagesat per 15 dite
15 deri 30 qershor 20 mije leke
1 deri me 15 korrik 25 mije leke
15 korrik -15 gusht 35-55 mije leke
15 deri 31 gusht 30-45 mije leke
Ne pagese perfshihet dhoma me kater shtreter, banak gatimi dhe nje tryeze me kater karrige
Pagesa per nje nate
10-28 euro per person
20- 82 euro per dhome Rudina Llazari, Koha Jone / 8 Qershore 2008
|