|
Nuk kane me deshire te shkojne ne Durres. Madje, nuk e duan me as Ulqinin, ku deri nje vit me pare kane pushuar me se shumti. Per Shengjinin, as qe mund te behet fjale. Durresi ka nje rere te pashfrytezueshme. Ne Shengjin rruga dhe era kane problemet e veta, ndersa takimi me plazhin verior duket se ka qene shokues. Me se shumti, kane ardhur vetem per disa dite dhe duan te qendrojne gjate ketu. Kosovaret qe takon ne plazhin e Velipojes, qe kete vit jane me te shumte se kurre, duket se ndihen mire ne kete vend. Madje, ne pjesen me te madhe te plazhit te ze veshi dialektin kosovar, qe ushton dhe dallohet nga shkodranishtja. Me gjithe problemet qe ka plazhi i Adriatiku verior, duket se ka per te qene i preferuari i kosovareve per kete vere. Jane te kenaqur dhe jane ndjere te mirepritur ne Velipoje. Plazhi i ka ofruar ate qe ndoshta nuk kane mundur ta gjejne ne plazhet e tjera. Vetem 32 kilometra larg Shkodres, nga grykederdhja e lumit te Bunes dhe deri ne lagunen e Vilunit, shtrihet plazhi i Velipojes. Velipoja eshte nje fshat me nje vije bregdetare afro 14 kilometra te gjate. Rere e imet, det i paster dhe nje kompleks i tere mjedisesh te lageshta formohen ne harmoni me keneten e Domnit, lagunen e Vilunit, delten e Bunes dhe Rezervatin e Gjuetise. Plazhi i Velipojes shfrytezohet kryesisht nga qytetaret e Shkodres dhe banoret e zonave perreth, por gjate diteve te nxehta nuk mungojne edhe pushuesit nga Kosova, pasi eshte plazhi verior me afer tyre. Gjate veres se vitit te kaluar, numri i pushuesve ne Velipoje gjate fundjaves arriti ne 60 mije persona, ndersa gjate diteve te tjera te zakonshme plazhi veriperendimor vizitohej mesatarisht nga rreth 20 mije pushues. Megjithese me nje infrastrukture qe le shume per te deshiruar, sidomos segmenti i rruges ne te hyre, Velipoja ofron per pushuesit e saj kenaqesi dhe ndryshim te plote nga e perditshmja e zhurmshme e diteve te tjera te vitit. Fjala Velipoje vjen nga sllavishtja dhe do te thote Fushe e Madhe (Veliko Polje). Plazhi i Velipojes eshte i rekomanduar per vlerat shendetesore e kurative. Pushuesit mund te qendrojne ne plazhin popullor, ku mund te vendosen me nje cader ne rere, ose ne plazhet private, te cilat jane te rrethuara dhe ofrojne cadra e shezlone me cmime te arsyeshme.
Ky plazh ka nje vije bregdetare per shfrytezim 14.5 km, nga grykederdhja e Bunes deri prane Reres se Hedhur. Rera eshte 300 m dhe prania e batices e zbatices ben qe ajo te jete perhere e pasur me jod dhe me karakteristikat e saj. E ndonese problemet duket se dhe kete vit nuk mungojne, perseri Velipoja terheq pushues. Rudina Llazari
"Velipoja ka shume rregulle dhe qetesi"
Hamdi Quni ka udhetuar nga Kosova me gruan dhe dy femijet per te kaluar pushimet ne plazhin e Velipojes. Ai ka vizituar shume plazhe shqiptare dhe kete here ka vendosur te ndaloje ne Velipoje. "Une prej kater vitesh vij ne Shqiperi per pushime dhe ne Velipoje eshte hera e pare. Kam qene ne plazhe te tjera shqiptare, ndersa ketu kam ardhur me 10 korrik. Kisha planifikuar te rrija nje jave, por kemi vendosur te rrime deri ne fund te muajit. Zgjodha Velipojen, pasi ma rekomanduan disa miq te mi qe kishin pushuar vitin e kaluar ketu dhe ishin te kenaqur. Nuk mund te flas per cmimet se jane te kripura, por te tjerat jane ne rregull. Madje, kam degjuar miqte e mi qe thone se kete vit jane me mire se vitet e tjera. Ka me shume rregull dhe pasterti".
"Cmimet ne Velipoje me lire se me pare"
Shkodran Kaja ka preferuar kete plazh jo vetem per detin e paster dhe reren e vecante, por per mundesite e tjera qe te ofron. Ai tregon se cmimet ne bregdetin e Velipojes jane me te mira se ne vendet e tjera. "Kam shkuar ne mjaft plazhe, por rera e ketushme nuk ka te krahasuar. Po keshtu dhe klima dhe pylli, Viluni e Rera e Hedhur. Kam shfrytezuar edhe pyllin. Kostoja e pushimeve ne Velipoje per mua eshte rreth 800 euro dhe mendoj se eshte me lire e me mire se diku tjeter. Ndoshta po te kisha shkuar diku tjeter mund te kisha shpenzuar me shume a me pak por nuk do te kisha kete kenaqesi dhe kete shendet si ketu. Plazhi i Velipojes eshte shume i mire dhe shume i shendetshem. Dhe vitet e tjera une do te preferoja te vija ketu qe te kaloja pushimet", pohon ai.
"Vijme ketu per kurimin e semundjeve"
Luftim Berisha ka ardhur nga Gjilani per te pushuar ne Velipoje se bashku me bashkeshorten, Hajrijen. Ata rrefejne se kane qene dhe vitin e kaluar dhe kane mbetur te kenaqur. Ai tregon se plazhi dhe bregdeti i Velipojes eshte i mire per semundjet reumatizmale, pasi i kuron. "Une kam nje djale qe jeton me familjen e tij ne Zvicer dhe ai punon mesues. Ka qene ai qe ma mbushi mendjen te vija vjet ne Velipoje, qe ka klime te mrekullueshme, por dhe vlera kurative. Kemi mbetur te kenaqur dhe gruas sime, qe vuan nga semundje reumatizmale, i ka bere mjaft mire. Une preferoj te notoj, por me shume vleresoj reren e pasur me jod dhe mjaft cilesore. Po keshtu dal dhe shetis dhe ne pyll".
"Velipoja me e mire se plazhi i Ulqinit"
"Ne kosovaret here kenaqemi me shume e here me pak. Fakti eshte se ketu eshte nje mrekulli. Kam ardhur me familjen time para kater vitesh. Ka nje ndryshim qe as qe mund te imagjinohet", tregon Rajmonda Plezha, nga Kosova. "Kesaj here jam me shoqeri. Jemi tre goca dhe kemi marre nje hyrje. Ne fakt paguajme goxha, por ja vlen. Para kater vitesh me familjen na mungonte argetimi. Ndihej fshati ne kete vend. Sot eshte ndryshe. Mund te quhet qyteze. Per mua eshte nje Ulqin i vogel. Ka plotesuar ate qe i mungonte. Jeten e nates. Ka kaq shume lokale e disko nate dhe mjaft levizje. Kemi bere tamam pushime rinie. Qendrojme deri ne tre a kater jashte dhe ne mengjes fleme deri vone. Ka qetesi dhe gjithcka. Ka kushte shume me te mira se ne Ulqin.
"Pavaresia e Kosoves, me solli ne Velipoje"
Admirim Kazazi, pushues nga Kosova, kete vit ndryshe nga te tjeret ka zgjedhur Velipojen per te kaluar pushimet e tij. Ai tregon se, pas tete vitesh qe ka shkuar ne Ulqin, sivjet ka zgjedhur te kaloje pushimet ne kete bregdet, per shume arsye, qe prej mosnjohjes se pavaresise si dhe nga menyra e sherbimit. "E di pse nuk kam shkuar ne Ulqin kete vit. Per tete vjet kam shkuar vetem atje. E para, duhet te shpenzosh me shume per gjera te kota. Ka taksa ne hyrje qe nuk kane qene me pare. Jane renduar me shume taksat e makines, jane shtrenjtuar hotelet, persekutohemi si shqiptare atje ne Mal te Zi. Ky shtet ende nuk e ka njohur Pavaresine tone. Ketu kemi gjetur gjithe kushtet dhe dashurine e vellezerve tane. Ketu flitet vetem shqip, ndersa plazhi ka nje rere qe nuk e gjen askund".
"Velipoja nje plazh i kompletuar me te gjitha"
Plazhi i Velipojes i ka te gjithe komponentet per te qene nje bregdet i vecante. Ka plazhin, pyllin dhe malin, qe e ben nje nga vendet me te mira per te kaluar pushimet. Kete e thote Idajet Breshaj, nga Kosova, i cili deklaron se ka qene ne shume plazhe anembane Evropes, por si Velipoja nuk ka gjetur te dyte. "Ky bregdet ka vend per 500 mije vete e jo perreth 100 mije qe vijne aktualisht. Eshte nje nder plazhet me te bukura te Evropes. Une kam jetuar 12 vite ne emigracion dhe kam pare mjaft plazhe, por Velipoja, si askund tjeter, ka detin, malin, pyllin e lagunen. Kam qene ne Spanje e ne Itali per disa here. Por pak nga deshira per te pare plazhet shqiptare, por edhe nga ajo qe ketu eshte shume mire, kam ardhur ketu. Dua te qendroj nje muaj".
"Pastertia dhe qetesia duhet te jene te mira"
Gjovalin Kelmendi, pushues nga Kosova, si gati 90 per qind e turisteve qe kane zgjedhur per te pushuar ne Velipoje, ankohet per pastertine, si dhe zhurmat e shumta qe behen naten. Ai thote se pastrimi i plehrave nuk eshte ne lartesine e nje zone turistike. "Ketu ka shume te mira, por ka dhe gjera qe nuk me pelqejne. Madje, se shteti juaj duhet te kujdeset me shume per kete. Mund te nxjerre fitime kolosale jo vetem si privat Velipoja, por edhe si shtet. Pastertia mund te ishte me e madhe. Duhet te funksionoje si ne cdo plazh pastrimi naten. Ketu i shikon plehrat sot, por edhe neser jane ne te njejtin vend. Per te mos thene per qetesine, qe le per te deshiruar per shkak te lokaleve te shumta te nates qe ofrojne muzike te te gjitha llojeve, pa u shqetesuar per asnje gje". Rajmonda Plezha |